FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherr masiv në Aeroportin e Prishtinës, disa persona zihen me grushta (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë. Dy të rinj janë konflikuar me njëri-tjetrin dhe debati ka agravuar deri në zënkë fizike.

Nga pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, shihet disa burra janë duke u zënë dhe duke goditur njëri-tjetrin, teksa disa gra përpiqen t’i ndajnë. Nuk dihet ende shkaku i sherrit, teksa policia ndodhet në vendngjarje.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?