FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpend Ahmeti mesazh të prerë ndërkombëtarëve: Taksa nuk hiqet

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke bërë presion si për taksën 100% ndaj produkteve serbe, por edhe për masën e paralajmëruar të reciprocitetit.

“Serbia ia teproi Kosovës aq shumë me politikën agresive sa që Kosova u detyrua ta merr një vendim të tillë për taksën. Për herë të parë është ndërmarrë një veprim politik.

Nëse vazhdon kështu nuk ka treg për ty në Kosovë iu tha Serbisë. Nuk mund ta kesh tregun e Kosovës nëse sillesh kështu”. Ai ka thënë se arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr, prandaj taksa qëndron”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova. “Daçiç çdo të dytën ditën del me çnjohje të blera dhe natyrisht se pa u heq arsyet nuk mund të hiqet as taksa. Nëse ai thotë nuk e njoh Kosovën, nuk ka kompromise as asnjë gjë”. Sipas Ahmetit, epilogu i dialogut Kosovë-Serbi është njohja e ndërsjellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me zgjedhjet e Komisionit Evropian do të ketë një presion për të provuar. Prej caktimit të Matthew Palmer si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin na është bërë e qartë se SHBA dhe Komisioni Evropian do ta shtyjnë përpara një proces duke nisur nga dhjetori. Dhjetor-janar-shkurt do të ketë presion për këtë dialog”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?