Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 14:35 Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi kryesor Te Ministria e Arsimit protesta ka përfunduar në përplasje. Po hidhet gaz lotësjellës dhe ujë me shumicë ndaj protestuesve sapo ata hodhën gurë dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shqiptarët po ndëshkohen më shumë se serbët që bënë krime

Shqiptarët po ndëshkohen më shumë se serbët që bënë krime

Kosova
E enjte, 5 Nëntor 2020 14:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ajo që po ndodh këto ditë në Kosovë nuk ka precedentë në asnjë shtet tjetër në botës. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kreu i opozitës, Kadri Vesli, Ish-kryeministri Ramush Hadarinaj, ish-kreu i Kuvendit Jakup Krasnqi, politikani Fatmir Limaj, deputeti Rexhep Selmi dhe një sërë drejtuesish të spikatur të luftës për çlirimin e Kosovës janë marrë të pandehur ose janë nën hetime për krime lufte.

Pafajësia e tyre do të provohet në gjykatë, por nëse sheh listën personave të thirrur kuptohet se nuk po kërkon fajtorë, por sebep për të bërë pisë gjithë luftën e UÇK-së. Shumica e njerëzve që luftuan me armë kundër ushtrisë çnjerëzore të Milosheviçit sot janë në bankën e të akuzuarve ose pritet të dalin në gjyq. Në asnjë shtet tjetër të ish-Jugosllavisë nuk ka ndodhur që heronjtë e një lufte të drejtë të gjykohen si kriminelë! Nëse janë kryer krime për ato ka përgjegjësi personale dhe nuk mund të akuzohen gjithë drejtuesit e luftës. Serbia dhe politikanët të vendit që kreu masakrat dhe bëri gjenocid etnik në mes të Europës, në vend të  ndëshkohen si autorët dhe zbatuesit e racizmit anti-shqiptar, sot kanë marrë rolin e viktimave. Aleksandër Vuçiç ka qenë ministër i informacionit në regjimin e Milosheviçit. Ishte njeriu që deklaronte se për një serb të vrarë do të vrasim 100 shqiptarë apo boshnjakë. Sot ky njeri është president i Serbisë dhe flet për krime të shqiptarëve! Ivica Daçiç, Aleksandër Vulin dhe politikanë serbë që mbajnë poste kyçe prej dekadash, kanë qenë frymëzues të masakrave kundër shqiptarëve. Gjeneralët serbë si Nebojsha Pavkovic, Sreto Milanoviç që kryen operacione shfarosëse në Kosovë dhe urdhëruan vrasjen e fëmijëve dhe grave jo vetëm nuk u ndëshkuan kurrë, por morën dhe grada të larta në hierarkinë e shtetin serb. Sot botojnë libra me kujtime, ku tregojnë si therën dhe përdhunuan gratë shqiptare dhe marrin pension për trimëri nga shteti serb. Mijëra dhe qindra çetnikë dhe oficerë të ushtrisë serbe janë ende në poste kyçe të forcave të armatosura dhe dëshmojnë në mediat dhe rrjetet sociale krimet e përbindshme që kanë kryer ndaj shqiptarëve. Askush nuk është kujtuar të nisë hetim ndaj këtyre njerëzve. Asnjë gjykatë ndërkombëtare speciale nuk është krijuar për të hetuar krimet që fsheh shoqëria serbe ndaj shqiptarëve. As ndërkombëtarët nuk i kanë venë kusht Serbisë ndëshkimin e tyre dhe gjetjen e mijëra shqiptarëve të zhdukur. Madje, sot askush nuk i sheh më serbët si problem, por gjithë peshën e fajit ua hedhin shqiptarëve, të cilët në fund të fundit ishin populli që rrezikonte zhdukjen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 17 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 19 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Sigurisht u bë një gjyq kundër Sllobodan Milosheviç, por dënimi i tij nuk pastron krimet serbe ndaj shqiptarëve. Makineria e propagandës serbe kishte njerëz të tjerë veç Milosheviçit që sot janë në krye të shtetit dhe nuk kanë ndryshuar pikëpamje. Sot nuk urdhërojnë me fushata me tanke dhe reparte spastrimi etnik, por bëjnë gjithçka për të fituar betejën e viktimizimit dhe të nxjerrin shqiptarë si kriminelë. Falë luftës së brendshme politike në Kosovë dhe miopisë së politikës në Tiranë, për fat të keq duket se po ja dalin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mes qindra kriminelëve të luftës të Serbisë, sot për krime po akuzohen vetëm udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk kërkohen të bëhen pis vetëm emra të veçantë si Thaçi, Limaj dhe Krasniqi, por gjithë lufta e UKÇ. Kush mendon se ajo që ndodh në Hagë është vetëm një problem personal i politikanëve të akuzuar tjerëve duhet të dijë se më dënimin tyre njollohet një pjesë e historisë më të ndritshme të Kosovës dhe Kombit. Akuzat dihet që janë të sajuara dhe për këtë mjafton të kujtojmë se gjithçka bazohet në raportin e prokurorit pro-serb Dick Martin, i cili fantazonte për spitale imagjinare në Fushë-Krujë.

Pasi letrat janë hapur dhe gjithë klasa politike e Kosovës po shkon në Hagë, institucionet në Prishtinë dhe Tiranë duhet të hapin sytë. Dialogu me Serbinë, për mënyrë si është bërë deri më sot, ka nevojë të riformatohet. Sepse klasa politike e Kosovës po shkon e gjitha në Hagë si kriminelë lufte, ndaj Serbia po hap negociatat si vend normal dhe viktime e luftës.

Prishtina dhe Tiranë, më shumë se kurrë kanë nevojë të koordinohen në një fushatë diplomatike për të çmontuar gënjeshtrat dhe për të mbrojtur dinjitetin e një lufte të drejtë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi kryesor
Para 15 minutash

Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi k...

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet
Para 18 minutash

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 1 ore

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 1 ore

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 17 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 17 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 20 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.