Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shtetet që do japin garanci për lirimin e Thaçit, Veselit e Selimit

Kosova E hënë, 3 Maj 2021 20:29
Shtetet që do japin garanci për lirimin e Thaçit, Veselit e Selimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-drejtuesit më të rëndësishëm të Kosovë pas luftës, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike dhe ish- kryeparlamentari Kadri Veseli, ish- kryeparlamentari Jakup Krasniqi, si edhe ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ndodhen prej shtatë muajsh në paraburgim në Hagë nën akuzat për krime lufte. Edhe pse avokatët mbrojtës kanë kërkuar disa herë lirimin me kusht të tyre, Gjykata Speciale ka hedhur poshtë mundësinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Veseli është i vetmi që ka marrë tri ditë lirie për të takuar babain e sëmurë në Mitrovicë, ndërkohë që ish-presidenti Thaçi ka festuar së fundmi ditëlindjen në qelinë ku qëndron prej 5 nëntorit të vitit të kaluar. Megjithatë, për ish udhëheqësit e Kosovës duket se është shfaqur së fundmi një dritë në fund të tunelit. Kroacia, Sllovenia dhe Austria mësohet se kanë dalë garantë për lirimin e tyre me kusht dhe pritet t’i çojnë së shpejti një kërkesë zyrtare Gjykatës së Hagës. Lajmi u bë i ditur nga ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Koshares, Hisen Berisha, i cili tha se tre vendet anëtare të Bashkimit Europian e morën këtë vendim pasi Gjykata Speciale u komunikoi avokatëve të Thaçit, Veselit dhe Rexhepit se për lirimin e tyre duhet të dilte garant një shtet i tretë.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 4 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 7 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

“Presidenti kroat u tregua i gatshëm të bëhet garant për lirimit me kusht të të arrestuarve të UÇK në Hagë’, thekson Berisha. “Pas Kroacisë edhe Austria dhe Sllovenia vendosën të ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë. Kjo nuk do të ishte as hera e parë dhe as e fundit që një zytar i akuzuar nga Haga lirohet me kusht pas garancisë së dhënë nga shteti amë se ai nuk do të arratiset, madje është një praktikë e njohur për vendet e ish-Jugosllavisë. Por duke qënë se Kosova nuk njihet nga të gjitha vendet e BE-së dhe Serbia, Haga kërkon ndërhyrjen e një vendi të tretë. Duke folur për mediat, Berisha i bëri thirrje Shqipërisë t’i bashkohet sa më parë Kroacisë, Austrisë dhe Sllovenisë, në mënyrë që lirimi me kusht i tre zyrtarëve të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. “Shqipëria të veprojë institucionalisht sa më parë të jetë e mundur”, thotë ish-komandanti i UCK-së. Ai i drejtohet po ashtu me një thirrje të veçantë presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, për të ofruar garancinë e tyre dhe sipas tij për të treguar “integritet personal”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Përfaqësuesit institucional të Kosovës duhet të bëjnë kërkesën zyrtare në emër të tre shteteve që ofrojnë garanci dhe të nisë procedurat formale në Hagë. Institucioni i Presidentes, Kryeministrit dhe Krye parlamentarit duhet që të parashtrojnë kërkesën zyrtare. Udhëheqësit aktualë nuk duhet të harrojnë se ai po gjykohet është lidershipi shtetëror dhe ai i UÇK-së. Kurti të mos harrojë kërkesën e Thaçi për lirimin e Kurtit specifikisht. Ju duhet të veproni si institucione, gjë për të cilën obligoheni ligjërisht”, shkruan Hisen Berisha.

Ai zbulon se ka qene presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic ai që u ka kërkuar Austrisë dhe Sllovenisë të japin po ashtu garancinë për lirimi ish-presidentit Thaçi, Selimit dhe Veselit, në mënyrë që ata të mbrohen në liri. Megjithatë sipas analistëve, Kosova nuk është e vetmja që duhet të hidhet në veprim. Analsti Ehat Miftaraj thotë se reagimi i Shqipërisë është po aq i nevojshëm. Jo vetëm presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, por edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të garantojnë për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga. Nëse kjo nuk garantohet nga Kosova, mund të garantohet nga Shqipëria, nga Presidenti Meta apo Kryeministri Rama”, u shpreh Miftaraj.

Deri më tani, nga Tirana zyrtare nuk ka asnjë reagim. Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer së fundmi një letër me ish-presidentin Thaçi, ku e uronte për ditëlindje, ndërkohë që ky i fundit i kërkonte të kujdesej për Kosovën dhe e uronte për fitoren e mandatit të tretë. Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shprehur qëndrimin se ekzistenca e një Shteti të Tretë mund të shihet si “ofertë” vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht.

“Një ofertë e tillë mund të jetë më precize dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për çështje dhe oferta e Shtetit të Tretë në asnjë mënyrë nuk e garanton do të jepet lirimi me kusht. Por ajo duhet të konsiderohet seriozisht nga gjyqtari i procedurës paraprake ose kolegji kompetent”, thuhet në vendimin e Dhomës së Apelit të nënshkruar nga gjyqtari Judge Kai Ambos, në lidhje me apelimin për lirimin me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Në rastin e apelimit për lirim me kusht të Kadri Veselit, paneli i Dhomës së Apelit thotë se garancitë nga shteti i Kosovës mund të kenë peshë të konsiderueshme në mbështjetjen e një aplikimi për lirimin e përkohshëm. “Gjyqtari i procedurës paraprake ende duhet të vlerësojë peshën që duhet të jetë dhënë për garanci të tilla dhe më shumë në garancinë e siguruar nga Policia e Kosovës”, thuhet në vendimin e panelit të Apelit. Gazetari Agron Halitaj kujton se si ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, kishte shprehur garanci për lirim e ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po gjykohej për krime lufte në Hagë.

“Kur merret si shembull rasti i lirimit të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës për t’u mbrojtur në liri, dhe përmendet vetëm garancia e ofruar nga liderët institucional të asaj kohe në Kosovë, më në krye ish-presidentin Ibrahim Rugova, por edhe qëndrimi i Soren-Jessen Petersen. Nuk duhet harruar se asokohe ky burrë ishte kryeadministrator i Kosovës, dhe si i tillë ishte autoriteti numër një në vendin tonë. Me të shkuar Haradinaj në Hagë, ai pati deklaruar menjëherë publikisht se ishte i gatshëm të ofronte garanci nëse ish-kryeministrit do t’i ofrohej mundësia që të mbrohet në liri”, thotë ai.

Gazetari thekson se historia politike e pasçlirimit të Kosovës i mban në mend Thaçin e Kurtin si dy kundërshtarët më të mëdhenj politikë. “Ata shpesh e kanë akuzuar njëri-tjetrin edhe për të bëmat gjatë dhe para luftës, por shpresoj që Kurti të lërë pas inatet e të shkuarës dhe të kuptojë se parësore është interesi kombëtar dhe imazhi i Kosovës”, thotë gazetari.

Të njëjtën thirrje ka edhe analisti Fitim Salihu, i cili kujton të gjitha rastet kur politikanët e Kosovës kanë shpëtuar bashkëkombësit e tyre nga burgimi në Hagë, duke mbrojtur historinë e Kosovës. “Ibrahim Rugova ka garantuar për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt. Nexhat Daci ka garantuar për lirimin me kusht të Fatmir Limajt. Burrështetasi dallohet prej politikanit të zakonshëm e të mllefosur nga aftësia për të dalë mbi inatet ditore në momente kur preket historia kapilare e kombit. Krerët aktualë të shtetit nuk e thanë asnjë fjalë për krerët e UÇK-së që sot po gjykohen. Po gjykohen për luftën e tyre për lirinë e Kosovës. Asnjë garanci nuk ka ardhur nga institucionet tona për lirimin e tyre me kusht. Gjykata Speciale tha se ju nuk keni shtet që garanton për lirimin e tyre me kusht. Në Prishtinë, si përgjigje, shteti heshti. Heshtja është aprovim. Smira e mllefi mbytën historinë dhe lirinë”, thotë Saliu. /Gazeta SI/

Etiketat e lidhura

Hagehashim thaciKadri Veseli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.