
Gaz lotsjellës dhe të shtëna armësh janë shënuar pak çaste më parë në Komunën e Zveçanit, e cila është bllokuar nga serbët. Mediat kosovare raportojnë se pas të shtënave, disa qytetarë kanë filluar të largohen prej aty në panik.
Pak më herët, Policia tha se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
https://youtu.be/FDyO8zKT8Ws
https://youtu.be/YA1DqgjNV0g
