Shuhen njëri pas tjetrit vëllezërit nga Kosova, nuk i mbijetuan dot koronavirusit

Koronavirusi u ka marrë jetën dy vëllezërve të familjes Bytyqi në Kosovë. Dy anëtarët e kësaj familje në Suharekë ndërruan jetë njëri pas tjetrit.

Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premten, kurse Nurish Bytyqi të dielën. Dy vëllezërit ishin të njohur nga bizneset e tyre në qytetin e Suharekës. Njëri merrej me artari, kurse tjetri me hotelieri.

Në një bilanc të përgjithshëm, sipas të dhënave nga IKShPK në Kosovë, në vend si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 1,305 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?