FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata në Kosovë, Begaj telefonon Osmanin: Vetëm me dialog adresohen çështjet

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me homologen në Kosovë, Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se i ka ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës dhe përshëndeti vendimin që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?