Situata në veri të Kosovës. Digjen dy kamionë të vendosur si barrikada nga grupet serbe

Pas tensioneve për ditë me radhë në veri të Kosovës, së fundmi u mor vendimi për heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët në Mitrovicë duke nisur nga dita e sotme.

Megjithatë në orët e para të mëngjesit dy prej kamionëve të përdorur si barrikada në vendin e quajtur “Kërshi i Dudës” janë gjetur të djegur.

Vendosja e barrikadave nga grupet serbe u bë pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?