FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata në veri të Kosovës/ Osmani: Serbia po ndihmohet nga Rusia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Gjatë një interviste për BBC, Osmani deklaroi se Rusia po ndihmon Serbinë për sulmet në veri të Kosovës, dhe e akuzon atë se ka nxitur përshkallëzimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera, ajo tha se Serbia po bën marrëveshje armësh dhe gazi me Rusinë.

Nga ana tjetër, presidentja Osmani shtoi faktin se Kosova ka respektuar çdo pikë të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithmonë iu jemi përgjigjur pozitivisht thirrjeve për dialog. Nuk jemi larguar asnjëherë nga tavolina e dialogut. Me nënshkrimin e marrëveshjes së reciprocitetit në po i respektojmë të gjitha pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel. Duhet pasur një qëndrim shumë të qartë ndaj Serbisë, e cila po luan në duart e Rusisë dhe është vend që nuk ka miratuar sanksione. Serbia në fakt po bën marrëveshje armësh dhe gazi me Rusinë. Në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar, ara janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara ”, ka thënë Osmani për BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?