FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata në veri të vendit, presidenca e Kosovës thirrje BE: Vendosni sanksione ndaj Aleksandër Vuçiçit!

Presidenca e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Europian që të ndërmarrë sanksione ndaj Aleksandër Vuçiç për situatën e krijuar në veri të vendit.

Në një postim në Twitter, shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela shkruan se tensionet vërtetojnë influencën ruse në rajon, ku përmes Serbisë, synohet të destabilizohet Ballkani Perëndimor dhe gjithë Europa.

Sipas tij, Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putin për të krijuar tension në veri të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putinit për tensionet e krijuara mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës. Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për ta destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin europian. Është koha që BE-ja t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më e qetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?