FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata politike në Kosovë, deputetja thirrje për bashkim të forcave

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi, thotë se ajo vetë dhe kolegët e saj të AAK-së nuk e votuan në vitin 2015 ngritjen e Gjykatës Speciale, pasi e konsideronin si të dëmshme për Kosovën.

”Ne nuk donim të legjitimonim një proces të padrejtë, anti-kushtetues, nuk votuam fare… dhe ajo që po ndodh sot në Hagë është pasojë e vendimit të marrë asokohe, i cili u kalua për herë të dytë në Kuvend dhe Dhomat e Specializuara u ngritën mbi bazë të raportit të Dick Marty dhe që tashmë po del që nuk është pjesë as e akt-akuzës, gjë që dëshmon se ajo [gjykata] është më së shumti politike”,- tha deputetja e AAK-së.

Deputetja e AAK-së hodhi poshtë akuzat se partia e saj nuk donte që të angazhohej për “pastrimin” e imazhit të Kosovës dhe luftës së saj duke rikthyer në vëmendje se janë rreth 36 shqiptarë të dënuar për krime lufte, ndërsa nga ana serbe vetëm 21.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur për vizitën e bërë së fundmi nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, Donika Kada-Bujupi u shpreh se situata dikton nevojën për bashkëpunim më të gjerë mes palëve politike me synim kryesor “që të mos rrezikohet Kosova”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?