Sot firmoset marrëveshja Kosovë-Serbi në prani të Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Kosova dhe Serbia pritet të nënshkruajnë sot një marrëveshje pas negociatave në Shtëpinë e Bardhë. Mësohet se Presidenti Donald Trump do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas axhendës zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump do të takohet me dy kryeministrat në orën 17:00 (11: 00 sipas orës në SHBA).

Njoftimi i së enjtes në mbrëmje i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë do të nënshkruhet dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.

Pas ditës së parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë takimit, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë, ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti nuk u përgjigj nëse një gjë e tillë ishte propozuar por tha se “marrëveshje të dëmshme për Kosovën, të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhë dhe nuk do të vijë nga Shtëpia e Bardhë”.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, mohoi të jetë shtruar në tryezën e bisedimeve çështja e njohjes së ndërsjellë, pasi një gjë të tillë e tha fillimisht për mediat, Ministri serb i Financave, Sinisa Mali.

Ditën e sotme, Richard Grenell ka deklaruar për mediat se marrëveshja do të ketë befasi.

“Mendoj që nuk ka bisedime, që nuk kanë ndonjë befasi, të cilat janë gjithmonë të mira”, ka thënë Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për “Newsmax”. “Ato (befasitë) bëjnë presion në të dy palët që të bëjnë më shumë, që të krijojnë më shumë. Pra, po, kemi shfaqur disa befasi, por mendoj që asnjëra palë nuk ishte aq e befasuar. Ndonjëherë shtihen para mediave se kjo është befasi më e madhe se që është. Të dyja palët janë njoftuar dhe mendoj që kemi realizuar përparim dhe shpresoj për zgjidhje”, theksoi Grenell, pas ditës së parë të bisedimeve në Uashington ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Foto/Axhenda e Donald Trump. Në orën 11:00 (Ora 17:00 në Shqipëri) takimi me delegacionet e Serbisë dhe Kosovës

https://arkiva.kohajone.com/mediat-ne-kosove-haradinaj-iken-nga-qeveria-nese-firmoset-marreveshja-ne-shba/

FOTO/Takimi i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, dje në Shtëpinë e Bardhë

SHKARKO APP