FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi në Banjskë/ Autoritetet e Kosovës i dorëzojnë Serbisë trupat e tre terroristëve

Autoritetet në Kosovë u kanë dorëzuar familjarëve trupat e 3 serbëve të vrarë gjatë sulmit kundër policisë në Banjskë të Zveçanit.

Pas përfundimit të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, trupat e viktimave janë tërhequr nga familjarët e tyre, shkruajnë mediat e Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Sulmi terrorist u dënua fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serbia mohoi të ketë gisht në organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, por autoritetet e shpallën të mërkurën zi kombëtare për të nderuar 3 terroristët e vrarë nga policia e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?