FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmohen sërish gazetarët kosovarë në veri të vendit

Një tjetër ekip i gazetarëve është sulmuar sot në veri të Kosovës. Lidhur me këtë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur shumë i shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga ajo pjesë.

Ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, është sulmuar sot, teksa po raportonin afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit kanë hedhur gurë, si dhe i kanë fyer e sharë.

Ky është sulmi i tretë, duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre përgjatë raportimeve. AGK-ja, sërish bënë thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?