Takim me Kurtin për Presidentin, Abdixhiku: Jemi në një situatë të pamundur numerike

Ka përfunduar pasditen e sotme takimi mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit, Kurti nuk është deklaruar për mediet. Ndërkohë Abdixhiku ka folur shkurt. “Ishte një njoftim i rregullt pas zhvillimeve të fundit. Kemi njoftuar zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet në parti, siç është në rregullore.

Për hapin e radhës duhet të pyesni ata që po duan ta çojnë Kosovën në një fazë të paqartë. Gjendja numerikë në Kuvend është kjo që është. Unë jam përpjekur të gjej një zgjidhje, por distancimi i partive të tjera po e çon Kosovën në zgjedhje të reja. Çdo parti është e mirëseardhur të ndihmojë në këtë situatë. Ne jemi në një situatë të pamundur numerike për të zgjedhur presidentin e ri”, u shpreh Abdixhiku.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar mbrëmë zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi që gjashtë deputetë të saj, kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidatin për president Bekim Sejdiu. Sot, gjashtë deputetë të LDK-së janë deklaruar kundër marrëveshjes me VV-në për votimin e Sejdiut për president.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurti pas takimit me deputetët e Vetëvendosjes dhe atyre të koalicionit parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, tha se marrëveshja me LDK-në ende qëndron, por shtoi se do të ketë një takim sërish me kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe me Kryesinë e Vetëvendosjes. Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se këta deputetë të partisë së tij po i bëjnë dëm të madh Kosovës dhe vetë LDK-së. Të hënën pas shumë takimeve, kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshjen për kandidatin konsensual për president. /KosovaPress/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?