Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Takimet me Kurtin për Presidentin, Vjosa Osmani: VV kërkon një figurë kukull, pa peshë politike

Takimet me Kurtin për Presidentin, Vjosa Osmani: VV kërkon një figurë kukull, pa peshë politike

Kosova
E shtunë, 15 Gusht 2026 11:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar më shumë për dallimet kryesore që u shfaqën gjatë takimeve me kryetarin e LDK, Lumir Abdixhiku dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku u diskutua mundësia e një marrëveshjeje politike. Sipas Osmanit, pika kryesore e mospajtimit ishte mënyra sesi konceptohet posti i Presidentit të Kosovës.

Ajo tha se LDK-ja e sheh Presidentin si një figurë me përvojë dhe qëndrime politike, por jo partiake. Sipas saj, kreu i shtetit duhet të jetë në gjendje të mbrojë Kushtetutën, të përfaqësojë Kosovën jashtë vendit dhe të shërbejë si balancues ndërmjet institucioneve. ”Për ne një President i Republikës duhet të ketë një përvojë, duhet të ketë qëndrime politike, jo partiake”, tha Osmani, e ftuar mbrëmjen e së premtes në Kanal 10.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në anën tjetër, ajo pretendon se Vetëvendosje kishte një qasje tjetër. Sipas Osmanit, VV-ja e konsideronte Presidentin më shumë si një figurë simbolike, pa një rol të theksuar politik. ”Pala tjetër, pra Vetëvendosja, më shumë e sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që nuk bën asgjë, një figurë simbolike”, është shprehur ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Osmani tha se LDK-ja nuk e kërkon një President që të jetë në konflikt me Qeverinë. Përkundrazi, ajo konsideron se bashkëpunimi ndërmjet Presidentit dhe Qeverisë është normal kur është në interes të vendit. Pas vendimit të LDK-së për të qëndruar në opozitë dhe për të hequr dorë nga kërkesat për poste institucionale, përfshirë atë të Presidentit, Osmani ka thënë se tani diskutimi duhet të fokusohet te emrat konkretë.

Mund t'ju interesojë

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 10 orësh
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërko...

Para 13 orësh
Kurti në Dublin me Rutte-n: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Kurti në Dublin me Rutte-n: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë ...

Para 14 orësh

Ajo bëri të ditur se LDK-ja është e gatshme të mbështesë një kandidat konsensual për President, por vetëm nëse ai plotëson kriteret e përcaktuara nga kjo parti. ”Ne do të diskutojmë për emra konkretë jashtë partive politike”, tha Osmani, duke theksuar se kandidati duhet të ketë përvojë, gatishmëri dhe guxim për ta mbrojtur Republikën dhe Kushtetutën. Edhe pse LDK-ja tashmë ka hequr dorë nga kërkesat për poste politike, çështja e Presidentit mbetet një prej pikave kryesore ku mund të kërkohet konsensus mes partive politike.

Etiketat e lidhura

Kurtiosmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 33 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 35 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.