Takimi me Abdixhikun, Kurti flet edhe për çështjen e presidentit: Duhet edhe opozita

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetarin Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin.

Kurti tha se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit nuk i takon vetëm mazhorancës por edhe opozitës.

“Të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca por edhe opozita sepse kushtetushmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit të popullit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është takimi i dytë në mes Kurtit dhe Abdixhikut, ndërsa PDK dhe Aleanca ia kanë refuzuar takimet kreut të VV-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?