Takimi me Kurtin, Presidenti Macron: Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit në Pallatin Elysee në Paris mbajtën një konferencë shtypi. Macron tha se Franca do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, por fton Kosovën e Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.

“Jam shumë i nderuar të pranoj vizitën e parë tuajën si kryeministër. Ju e dini që Franca ka qenë vendi i parë që ka njohur Kosovën, qysh të nesërmen e shpalljes së pavarësisë. Që nga ajo kohë Franca i ka dhënë një shtytje zhvillimit tuaj ekonomik”, tha Macron.

Presidenti ofroi mblështetjen e Francës. ”Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftojë Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?