Takimi me presidenten Osmani, liderët politikë: Zgjedhje të reja në dhjetor

Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në dhjetor. Është ky rezultati i takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike. Takimi i tyre vjen pas dështimit të përpjekjes për të bërë një qeveria apo mazhorancë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se duhet që sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja për të shmangur krizat që dëmtojnë vendin. Ai bëri me dije se gjatë takimit, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi që të provojë edhe njëherë për ta bërë qeverinë. Idenë e zgjedhjeve të reja e mbështeti edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke e konsideruar si rrugën e vetme për të dalë nga ngërçi.

Ai tregoi se ka bërë përpjekje për të krijuar një shumicë, por diçka e tillë nuk është arritur. I vetmi që foli për data ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai kërkoi që më 7 dhjetor të organizoheshin zgjedhjet e reja parlamentare. Kreu i Vetëvendosjes nuk ndaloi për të folur për mediat pas përfundimit të takimit në presidencë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?