Të drejtat e njeriut në Mitrovicë

14 dhjetor 1989, vizituan Shoqatën e pensionistëve dhe atë të personave me aftësi të kufizuara në Mitrovicë. Këta pasi i dëgjuan hallet e anëtarëve të këtyre dy shoqatave, iu premtuan se brenda mundësive dhe kompetencave të KMDLNJ-së, Qendra Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me KMDLNJ në Prishtinë, do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të këtyre dy shoqatave dhe të tjerëve hallexhinj, duke bërë trysni tek organet kompetente lokale dhe ato qëndrore për përmisimin e kushteve të tyre për jetesë.

“Qendra Rajonale në Mitrovicë, mendon se viti 2014 ka qenë mjaft sfidues në fushën e të drejtave të njeriut, si për shkelësit e tyre ashtu edhe për ata që u janë shkelur të drejtat e njeriut. Në kontekstin ekonomiko – social aktual në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicë”,- thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Nenet 7, 8, 9, 10 dhe 11, të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut,  që kanë të bëjnë mer barazinë para ligjit, trajtim jodiskriminues, shfrytëzimin e mjeteve efektive juridike, ndalimit të arrestimit arbitrar, të drejtën për një proces gjyqësor objektiv para një gjykate të paanshme dhe të pavarur, pafajësinë deri në vërtetimin e fajësisë me një vendim të prerë të gjykatës, nuk respektohen dhe nuk zbatohen gjithmonë në Mitrovicë.

Organet e gjyqësisë në Mitrovicë, punojnë në kushte të vështira, prandaj edhe nuk kanë efikasitet në punën e tyre. Në këto organe, si pasojë e kushteve të vështira, por edhe e neglizhencës së tyre, janë grumbulluar shumë lëndë të pazgjidhura, të cilat e rëndojnë gjendjen e të drejtave të n jeriut në rajonin e Mitrovicës.

Përvec kësaj,  ka dhe ndëryrje të shumëta të politikës në punën e gjyqësorit, si nga vendorët, ashtu edhe nga ndërkombëtarët, ka raste të implementimit të standardeve të dyfishta  në punën e gjyqësorit, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit e dukurive të tjera të dëmshme, nuk është në nivelin e duhur. Po ashtu, edhe  mosdënimi i  kryerësve të veprave të rënda të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, është në nivel që nuk do të duhej.

Sdhkelje e të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës, ka edhe në fushën e punësimit. Në këtë rajon papunësia është dukshëm më e madhe se në rajonet tjera të vendit. Vetmë në Mitrovicë papunësia është rreth 50%, kurse varfëria mbi 30% (15%  varfëri e skajshme ku sigurohet mbijetesa me më pak se 1 euro në ditë). Në këtë fushë pra  nuk mund të përmbushen detyrimet nga nenet 22, 23, 24 dhe 25 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të cilat garantojnë të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore të domosdoshme për dinjitetin dhe zhvillimin e lirë të personalitetit.

Qytetari në rajonin e Mitrovicës, nuk mund të siguroj një vend pune dhe nuk mund të siguroj një jetesë të normale për vete dhe familjen e  së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjekësor, shërbimet e nevojshme sociale, si dhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, pleqërie etj. Pensionistët  në Mitrovicë dhe kategoritë sociale janë të rrezikuar sepse mbrohen pjesërisht prandaj mbijetojnë në kushte të tejet të rënda.

Kur është fjala për realizimin e të drejtave të njeriut, do thekdsuar se në Mitrovicë, si komunë specifike dhe me probleme të shumta që fatmirësisht nuk i kanë komunat tjera në Republikën e Kosovës, ka shkelje të rënda të këtyre të drejtave në fushën e banimit, shfrytëzimit të pronës private, lëvizjes së lirë etj. Këtu ka me qindra raste kur qytetari nuk mund të kthehet në pronën e vet, siç është rasti me pronat e shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë me përkatësi etnike jo serbe, në pjesën veriore të qytetit.

KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, solidarizohet me të gjithë ata që u mohohen këto të drejta në rast se shteti nuk i kryenë detyrimet  në përmbushjen e dokumenteve dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që i kanë nënshkruar vet.

 KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë solidarizohet me familjarët e personave të pagjetur, me grupet e margjinalizuara dhe të lëndueshme siç janë të moshuarit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, personat e privuar nga liria, pjesëtarët e pakicave etnike, të pastrehët, të dëbuarit, të zhvendosurit dhe refugjatët, pjesëtarët që diskriminohen për shkak të përkatësisë seksuale tjetër, viktimat e trafikimit dhe prostitucionit, viktimat e dhunës politike dhe etnike dhe të gjithë ata që jetojnë nën kushte të padinjiteteshme apo janë viktima të trajtimit çnjerëzor apo degradues!  

“Qendra Rajonale në Mitrovicë kërkon një përkushtim më të madh të Institucioneve lokale dhe atyre qendrore të Republikës së Kosovës në përmbushjen e këtyre detyrimeve. KMDLNJ, Q.R. Mitrovicë, kërkon edhe nga misionet ndërkombëtare, diplomatike apo jodiplomatike që të veprojnë në përputhje me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së dhe dokumenteve tjera relevant endërkombëtare për të drejtat e njeriut”,- thuhet në njoftimin e KMDLNJ.

SHKARKO APP