FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të shtëna me armë dhe sherr në një lokal në Prishtinë. 1 i vdekur, 21 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës, kryesisht në një lokal, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona dhe ka vdekur një prej tyre.

Të plagosurit kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe si pasojë e përplasjes që kanë pasur me pjesë qelqi.

Katër prej tyre kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, ndërsa një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes personave, e cila agravoi deri në përplasje fizike dhe shkrepje arme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrugën “Rexhep Luci” në Bonvivant, ka mbërritur menjëherë policia, e cila u lajmërua fillimisht për të shtëna me armë zjarri dhe të plagosur.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera hetimore.

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë  identifikuar si të përfshirë në rast, ndërsa pritet identifilimi i personave të tjerë të përfshirë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?