Tensione në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti qëllohet me vezë
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti është qëlluar me vezë nga një deputete e opozitës gjatë seancës së sotme në Kuvend. Kurti po fliste në Kuvend në lidhje me takimet me liderët e partive politike për arritjen e një marrëveshjeje.
Pas këtij incidenti, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ndërpre punimet e seancës. Mësohet se ka qenë deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
Lideri i LVV-së ka kërkuar sërish kohë shtesë për propozimin e emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Ajo që po ndodh në Kosovë nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Kryeministri Albin Kurti e ka dërguar Kosovën tre herë në zgjedhje parlamentare brenda 18 muajve vetëm se i do tëgjitha pushtetet.
Sot është dita e fundit për konstituimin e parlamentit të Kosovës. Por duhet zgjedhur edhe emri i Presidentit, ndryshe Kosova shkon prapë në zgjedhje parlamentare në shtator. Kjo do të thotë sakatosh popullin e Kosovës.
Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet dhe mund ta krijojë qeverinë, por nuk mund të zgjedhë Presidentin. Ndaj duhet kompromis dhe marrëveshje, por Kurti nuk pranon.
Ndaj edhe veza mbi kryeministrin kosovar ishte shenjë revolte.
KOHA JONË SONDAZH

