Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ministria e Jashtme ruse: E qartë që situata po zhvillohet në skenarë keq dhe më keq

Lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Marija Zakharova, ka deklaruar se situata është duke u përkeqësuar, sepse Kosova dëshiron që ta shtrijë kontrollin në gjithë territorin.

“Është e qartë se ngjarjet janë duke u zhvilluar sipas skenarit, nga keq në më keq“, tha Zakharova.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë pretendon se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është vetmja garanci që të respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?