FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensionet në veri të Kosovës, policia mbyll Pikën Kufitare të Jarinjës

Policia e Kosovës njoftoi se si rezultat i hetimeve intensive dhe angazhimeve policore, sot në Pikën Kufitare Jarinjë është ndaluar personi i dyshuar Dejan Pestic, njëherazi ish-pjesëtar i PK-së, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Policia thotë se personi i dyshuar ka qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.

“Me qëllim të pengimit të veprimeve policore dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personit të dyshuar, persona dhe grupe të caktuara në orët e pasdites kanë filluar të grumbullohen dhe të vendosin barrikada me automjete dhe mjete të rënda. Bllokimi i rrugëve ka ndodhur kryesisht në disa rrugë, përfshirë edhe rrugë nacionale të komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duke cenuar dhe pamundësuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave”, shkruhet në raportin e policisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si masë paraprake të sigurisë, duke qenë se, rrugët janë të bllokuara në drejtim të Pikës Kufitare Jarinjë, Policia e Kosovës thotë se ka vendosur ta mbyllë përkohësisht për qarkullim, ndaj bën thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?