Tërmeti në Shqipëri, mediat kosovare kritikohen për raportimin

Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) ka organizuar konferencën rajonale “Mediet dhe demokratizimi në Ballkanin Perëndimor- A jemi afër qëllimit?”, ku u tha se raportimi nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka treguar se ka mungesë të respektimit të etikës në mediat kosovare.

Gentiana Begolli Pusina, kryetare e Asociacionit te Gazetarëve të Kosovës, tha se po bëhet një luftë e ashpër në mes sensacionit dhe manipulimit dhe kjo nuk po ndodh vetëm në gazetarinë e Kosovës e rajonit por edhe të botës në një kohë kur ka nevojë për gazetari cilësore.

Sipas saj, tërmeti i fundit ka nxori në pah mungesën e etikës në media , ku ajo i përmendi disa fotografi që janë përdorur si ilustrime dhe që nuk e paraqesin gjendjen faktike. Redaktori i TVM1, Marrin Pushevski tha se partitë politike janë burimi kryesor i lajmeve të rreme që fillimisht po shpërndahen brenda partisë e pastaj edhe nëpër portale. Ai shtoi se në Maqedoninë Veriore ka rënë interesimi i të rinjve që të studiojnë gazetarinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?