Testohet droni kosovar “Skifter” me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, prodhuesi jep detaje

Ridvan Aliu, i njohur si prodhuesi i dronëve kosovarë, ka njoftuar se është gati droni i quajtur Skifteri K1 me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra.

Aliu e ka publikuar në faqen e tij në Facebook videon e këtij droni duke goditur pikën e synuar, ndërsa ka shkruar edhe për specifikat që e shoqërojnë.

Ky dron fluturon 7 orë e 12 minuta. Distanca mbi 1 mijë kilometra ndërsa mund të bartë peshë deri në 42 kilogramë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky dron siç njoftoi Aliu para disa ditësh në emisionin “Fiks n’Kohë”, është projektuar për misione mbrojtëse, pa mundësi kthimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?