Teza e analistit nga Prishtina: Shqipëria po shfrytëzon Kosovën për të negociuar me BE-në

Mbrëmjen e sotme në RTV Ora në minutazhin e intervistës ishte i ftuar analisti nga Kosova, Rron Gjinovci, ai ka folur në lidhje me mbledhjen që kanë bërë qeveria shqiptare dhe ajo kosovare ditën e sotme.

Gjinovci: Unë jam 31 vjeç dhe kam 5 herë që e dëgjoj që porti i Durrësit i jepet Kosovës.

Beti Njuma: Ndërkohë u fol edhe për mini-shengen dhe heqje kufijsh. A nuk fillon heqja e kufirit me heqjen e taksës?

Rron Gjinovci: Ju besoj e patë sloganin  që ishte “Bashkë pa kufij” dhe pastaj vazhdon në një “Rajon pa kufij”. Ideja është që të bëhet mini-shengen që është diçka që në vend është parë që nuk i leverdis Kosovës.

Kosova edhe sot e kësaj dite nuk e di se çfarë pret nga ajo marrëveshje. Ne në Kosovë jemi mësuar me këtë dhe po na duket një farë shfrytëzimi i zakonshëm nga ana e Shqipërisë për negociata me BE-në.

Sa herë që Shqipëria ka probleme me BE-në, shfrytëzon bashkimin me Kosovën. Ne mendojmë që bashkimi nuk duhet të përdoret si kërcënim, nëse dikush dëshiron që ta përdorë, duhet ta përdorë si një mision dhe ideal kombëtar.

Ai ka dhënë edhe një koment në lidhje me deklaratat e Ramës për Albin Kurtin ku u shpreh se ai ka lajthitur.

Beti Njuma: Rama ka sulmuar Albin Kurtin ditën e sotme duke thënë se ka lajthitur në lidhje me hekurudhën Nish-Prishtinë-Durrës, si janë pritur këto sulme?

Rron Gjinovci: Rama është i pari politikan shqiptar që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe publike ka hyrë në politikën e brendshme të Kosovës duke komentuar politikan të Kosovës, kryesisht duke i sharë.

Publiku është mësuar që kjo është më shumë një luftë e tij personale me Kurtin dhe Haradinajn.

SHKARKO APP