Thaçi flet në gjyqin e Hagës: Jam i pafajshëm! Po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s, nuk do të kishte as pavarësi të Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin nga katër ish-krerët e UÇK-së, por në fjalën e tij, Thaçi ka mohuar akuzat për krime lufte dhe ka thënë se është i pafajshëm.

“Duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe, pyetja që shtrohet sot është kush e merr kontrollin. Kontrolli dhe shteti ishte në duart e hekurta të Milosheviçit. Shqiptarët shtypeshin nga pushteti i Milosheviçit. Misioni ynë si popull ishte i qartë, mbijetesa, liria dhe paqja. Unë nuk kisha fare iluzione. Por shpresa jonë e vetme ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Unë udhëtova në shumë kryeqytete për t’i bindur për këtë kauzë. Kudo që isha, isha në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë amerikanë. Milosheviçi e nisi luftën në Kosovë, kurse ne po mbroheshim. Nuk u ktheva nga Perëndimi për pushtet, as për të marrë drejtimin e Kosovës, por për paqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s, nuk do të kishte as pavarësi të Kosovës. Të nderuar gjyqtarë, kjo prokurori më thuri shumë lavde dhe ndau shumë tituj e grada. Por e vërteta është komplet tjetër.

Milosheviçi, me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës, është rekurtuesi më i madh i UÇK-së. UÇK nuk ishte organizatë shtetërore, por popullore që po mbroheshe nga një shtet agresor.

Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike e diplomatike”, tha Thaçi në mbrojtjen e tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?