Thaçi: Përshëndes marrëveshjen e arritur në SHBA me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është politikani i parë që ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës në SHBA.
“Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sot në Uashington. Mirënjohës për rolin e Shtëpisë së Bardhë, Presidentit Donald Trump dhe Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës, dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”,- shkruan Thaçi.
I salute the signing of agreement b/w #Kosovo & #Serbia, today in Washington. Grateful to @WhiteHouse, @realDonaldTrump, and @RichardGrenell for their leadership in this process. Kosovo now will continue working on economic dev., jobs, and further domestic & int'l consolidation. pic.twitter.com/Xha4BU1pLg
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) September 4, 2020