Thaçi: Prioritet marrëveshja me Serbinë, pastaj bashkimi kombëtar

I pyetur lidhur me bashkimin kombëtar në studion e “Real Story”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se edhe për bashkimin kombëtar skeptikët i kanë dalë kundër. Ai thekson se nëse arrihet marrëveshja me Serbinë, i afrohemi më shumë bashkimit kombëtar.

“Të them të drejtën kur i shoh disa skeptikë edhe për bashkimin kombëtar më kanë dalë kundër. Ju them shumë hapur drejtpërdrejt në mënyrën më të sinqertë të mundshme, sa më shpejt që të arrijmë marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe njohje reciproke, më i afërti është bashkimi kombëtar . Ne tentojmë gjithmonë brenda Bashkimit Europian, brenda familjes euro-atlantike”, shprehet Thaçi.

Ai e mbyll diskutimin duke thënë se realisht beson në korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

SHKARKO APP