Thaçi në Prokurorinë Speciale, merret në pyetje për të 4-tën ditë radhazi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është marrë në pyetje sot për herë të katërt në po kaq ditë nga Prokuroria Speciale. Edhe sot ai u paraqit në Prokurori prej orës 14:00 për t’u pyetur për akuzën e ngritur për krime lufte.

Thaçi si ish- drejtor politik i UÇK akuzohet për krime lufte gjaë luftës Kosovë- Serbi, për rreth 100 vrasje së bashku me Kadri Veselin dhe ish- luftëtarë. Në fakt janë 4 seanca që ka zhvilluar Thaçi në Prokurori dhe asnjërën prej tyre nuk e ka komentuar.

Hera e fundit që foli ishte para se të hynte në seancën e parë të hënën ku deklaroi se ishte krenar që Kosova ishte një histori suksesi dhe ky ishte çmimi që ai duhet të paguante për lirinë e vendit të tij.

SHKARKO APP