Thaçi: Takimi në Bruksel i rrezikshëm për shtetin e Kosovës

Nga VOA-

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha të martën mbrëma se takimi i paralajmëruar i së enjtes në Bruksel për çështje teknike është i rrezikshëm për shtetin e Kosovës.

Ai i bëri këto komente në prag të takimit të radhës të grupeve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë më 17 shtator në Bruksel, ku pritet të diskutohet cështja e Asociacionitë të komunave me shumicë serbe dhe çështja e pronave.l

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo agjendë qoftë për asociacion, qoftë për prona, apo çështje tjera, që janë çështje që janë diskutuar nga dy–tri herë, për mua është kthim prapa për Kosovën, është agjendë e Serbisë që procesin e çon drejt një degjenerimi të plotë dhe tendenca të dobësimit të shtetit të Kosovës. Asociacioni është diskutuar dhe duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe opinionet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kështu që rihapja e çështjes së asociacionit përsëri në Bruksel, përsëri pas një dekade është rikthim prapa për Kosovën, është goditje për shtetësinë e Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e Republikës Serbe në Kosovë”, tha presidentit Thaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai i bëri thirrje parlamentit të Kosovës që të jetë, siç tha, i vëmendshëm për marrëveshjen që lidhet me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Këtë të drejtë nuk e ka askush as të ulet të diskutojë as të negociojë e lërë të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin. Gjithçka ka përfunduar në vitin 2013 dhe me opinionin e Gjykatës Kushtetuese që gjithçka që mund të realizohet, mund të realizohet në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kështu që takimi i së enjtes është i rrezikshëm për shtetin e Kosovës dhe është agjendë e Serbisë”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se normalizimi politik dhe njohja e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodh vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumice serbe është pjesë e marrëveshjeve të arritura në prill të vitit 2013 në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Çështja e asociacionit ishte pjesa më e vështirë e bisedimeve për shkak të qëndrimeve të ndryshme të palëve. Autoritetet në Prishtinë thonë se komunat mund të ndihmojnë njëra tjetrën në fushat e shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik e të ngjashme.

Serbia kërkon që ky mekanizëm të krijohet sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, që parasheh përgjegjësi të gjera në disa fusha, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Serbia kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për të mundësuar kalimin e më shumë përgjegjësive ekzekutive tek asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Por, Kosova kundërshton çdo ndryshimi që do t’i mundësonte përgjegjesi ekzekutive një asociacioni të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?