Thaçi takohet me Macron: Franca mund të luajë rol vendimtar për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjendet në Paris ku do të marrë pjesë në Samitin e Paqes, ka bërë të ditur se do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit.

Në një postim në Twitter, Thaçi shkruan se “Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent.

“Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti francez Macron është vënë prej ditësh në qendër të kritikave për veton e tij bllokuese ndaj hapjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Macron e ka justifikuar qëndrimin e Francës duke thënë se fillimisht Unioni europian duhet të reformojë politikat e pranimit dhe zgjerimit dhe pastaj të nisin negociatat me vendet aspirtante.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?