Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi në betejën e fundit për UÇK-në në Hagë: I vetmi kundërshtar ishte Millosheviçi

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë rrëzuar një zëri akuzat e Prokurorëve të Hagës për krime kundër njerëzimit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në periudhën mars 1998-shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë hedhur poshtë pretendimet e prokurorëve të cilët kanë kërkuar nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së. I pari që mbajti fjalimin e tij në Hagë ishte ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili deklaroi se gjatë luftës ishte në kontakt me SHBA-në për veprimet e UÇK-së.

Thaçi tha se vetëm NATO mund ta çlironte Kosovën dhe kjo forcon faktin që ai nuk ishte kthyer për pushtet në Kosovë. Ndërsa Jakup Krasniqi iu drejtua gjyqtarëve të Hagës se ishte përballë tyre në këtë seancë jo si kriminel, por si pjesë e një populli që refuzoi të zhdukej. Në përfundim të dëgjimit të fjalimeve përmbyllëse të katërt ish liderëve të UÇK-së, Gjykata e Hagës ka 3 muaj kohë për të dhënë vendimin.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi tha se akuzat ndaj tij dhe tre anëtarëve të tjerë janë të pabaza dhe të padrejta. Ai theksoi se UÇK nuk ishte parti politike, por ushtri çlirimtare, ndërsa shtoi se armët ishin mbijetesa e tyre. Pas Hashim Thaçit, fjalën e mori Kadri Veseli, i cili u shpreh se u kthye në Kosovë për liri dhe se drejtësia nuk do të mohohet. Hashim Thaçi u ndal edhe te dënimi që prokuroria e Hagës kërkoi për ta duke thënë se po hedh poshtë të gjitha dëshmitë e zyrtarëve të lartë të NATO-s e SHBA-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?