Thirrja e Vjosa Osmanit për Indinë që të njohë Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Indisë që të njohë Pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për televizionin indian “WION”, Osmani ka thënë se fillimisht India duhet të njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit.
Nga ana tjetër, ajo tha se pastaj India duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja thotë se nuk ka për të ndryshuar.
“Ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë së Indisë që para së gjithash të njohë vuajtjen e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal e Millosheviqit dhe së dyti, ta njohë realitetin e pandryshueshëm në terren”, ka thënë presidentja Osmani.