Tjetër email kërcënues ndaj Osmanit: Janë nis me të v*a
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj personale. Një tjetër email kërcënues ka ardhur në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës. ”Janë nis me të vra k*** edhe shpijunat e Serbisë, polici çka janë me armë kontrabandume”, thuhet në emailin kërcënues.
Nga Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë bënë të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e kryerësit të mundshëm të kësaj vepre dhe se kanë caktuar një prokuror që do të merret me këtë çështje. Bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu ka reaguar 6 ditë më parë në lidhje me kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.
Për të kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër. Ai kritikoi ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilësoi heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional.
KOHA JONË SONDAZH


