Trump: Grenell ka bërë një punë fantastike për dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka bërë një punë fantastike dhe se do të vazhdojë të jetë i dërguar për dialogun.

Megjithatë presidenti Trump tha se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, presidenti e konfirmoi se Ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë Serbi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori [Grenell] do të vazhdojë [si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë] pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjeve të fundit për rihapjen e transportit ajror dhe hekurudhor Kosovë-Serbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës vendosën taksën ndaj mallrave serbe për shkak të, siç thanë, fushatës kundër shtetësisë së Kosovës, nga ana e Beogradit zyrtar.

Në tetor të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara e emëruan ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguar të posaçëm presidencial për bisedimet Kosovë-Serbi.

Me ndërmjetësimin e tij, deri më tani Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje, atë të hapjes së linjës ajrore Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjen për linjën hekurudhore.

Javën e kaluar, presidenti Trump e emëroi ambasadorin Grenell si ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?