FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump: Vuçiç dhe Hoti u përqafuan në Zyrën Ovale. Ishte gjë e bukur…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka cituar sërish gjatë fushatave të tij elektorale marrëveshjen ekonomike të nënshkruar më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalës së tij në Pensilvani, presidenti amerikan ka treguar një prapaskenë të ndodhur në Zyrën Ovale të ‘Shtëpisë së Bardhë’.

Trump tha se krerët e shteteve që për shumë vite po vriteshin me njëri-tjetrin, u përqafuan në Zyrën Ovale dhe sipas tij u shpëtuan shumë jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kosova dhe Serbia, ata po vriten për shumë vjet, thjeshtë po vriten mes vete. Janë disi si izraelitët dhe palestinezët. Kështu që iu thashë: ‘Dëgjoni, të bëjmë marrëveshje, marrëveshje ekonomike. Erdhën në zyrën time, Zyren Ovale për të nënshkruar dhe ata po e përqafonin njëri tjetrin… ishte gjë e bukur ta shihje, shpëtuam aq jetë”, tha Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?