U rrezikua nga një plumb qorr/ Deputetja shqiptare: Kaloi 25 centimetra larg meje

Vasfije Krasniqi, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka thënë se është rrezikuar seriozisht nga një plumb qorr natëm e Vitit të Ri.

Krasniqi ka thënë ndër të tjera se plumbi në fjalë depërtoi përmes dritares dhe qëlloi vetëm 25 centimetra larg saj, ndërsa theksoi se të gjuash një plumb qorr, nuk është kurrë e sigurt.

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë.”-ka shkruar Krasniqi.

SHKARKO APP