Uk Lushi: Grenell ka marrë “OK” nga Trump për një takim të dytë Kosovë-Serbi pas 30 ditësh
I ftuar në Ora News, aktivisti çështjes shqiptare Uk Lushi tha se para pak ditësh një grup aktivistësh kanë zhvilluar një video-konferencë me Richard Grenell.
Sipas tij, Grenell ka marrë “OK” nga Trump pr të vazhduar dialogun dhe të zhvillohet një takim i dytë pas rreth 30 ditësh.
Uk Lushi: Një grup aktivistët së çështje kosovare patëm një video-konferencë më Grenellin dhe sipas raportimit të tij, ai kishte marrë mandatin nga Trump për të organizuar edhe një takim të dytë pas 30 ditësh. Sipas asaj që thotë Grenell, Trump, përkundër zhgënjimit të kësaj të shtune, ka thënë që të vazhdohet dialogu. Por nëse palët nuk duan dhe e sabotojnë këtë takim të ri, Shtëpia e Bardhë do të orientohet në çështje të tjera të politikës së jashtme. Sigurisht që SHBA nuk do ta shuaj interesimin për Kosovën, por do t’i kalohet departamentit të shtetit.
Unë ende jam optimist dhe besoj se nuk do të ketë dështim. Mendoj se secili palë në këtë përjekje e ka të qartë se dështimi nuk duhet të jetë qëllimi, pasi duhet të mënjanohet. Një dështim do të ishte një prapakthim për shqiptarët, por edhe për amerikanët. Nëse pala serbe e detyron procesin që të shkoj në dështim , atëherë do të ketë pasoja për këtë gjë.
Sipas Lushit, shqiptarët duhet të bashkohen në anën e duhur, së bashku me SHBA-në dhe BE-në, pasi Kosova ka qenë pala e dëmtuar.
Uk Lushi: Pas takimit tonë me Grenell, roli kryesor që mora nga ky shkëmbim, është që liderat e Kosovës duhet ët bashkohet dhe të dërgojnë një përfaqësi që do të ulën në tavolinë me gjithë përfaqësinë e tyre.
Shqiptarët duhet të bashkohen me anën e duhur, bashkë me SHBA-në dhe BE-në, që këto të jenë me Kosovën, pasi Kosova ka qenë pala e dëmtuar e procesit. Meqë kërkohet një mbyllje e kësaj çështjeje, nuk ka asgjë të keqe që të ketë një koordinim mbarëshqiptar. Serbia duhet të pranojë se ka qenë ajo palë agresore dhe të hapë rrugë.
Nuk ka një akuzë për Thaçin dhe Veselin, por ka një aplikim për ngritje akuze që duhet ët pranohet nga gjyqtari i çështjes përkatëse. Pra, media nuk e kanë shpërndarë si aktakuzë, por nuk ka aktakuzë. Ky veprim i prokurorisë është i turpshëm pasi Kosova e ka votuar vetën gjykatën speciale.