Ulen rastet e reja me Covid në Kosovë, 8 viktima në 24 orët e fundit

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit, raportohen 181 raste të reja me Covid , ndërkohë që janë shënuar edhe 8  viktima.

Janë kryer në total 1.002 testime.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në total 39.969 raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i rasteve pozitive është 50.801 dhe që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 1.317 vdekje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?