FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Urimi dhe ftesa nga Kurti, Rama: Do të vi në Prishtinë, sapo të kthehem nga OKB-ja

Menjëherë sapo në media u publikua letra e urimit nga kryeministri Albin Kurti për Edi Ramën, kreu i qeverisë ”Rama 3” është shprehur i gatshëm për të punuar me Kosovën, dhe të vizitojë Prishtinën sapo të kthehet nga Asambleja e OKB-së.

”Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”,-shkruan Rama në Twitter.

Albin Kurti ka theksuar se ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?