Ushtari britanik takon pas 21 vitesh dy përkthyesit e tij nga Kosova

Një ushtar britanik që ka qënë në Ksoovë, ka takuar pas 21 vitesh dy përkthyersit e tij. Martin Broëning, po kërkonte përkthyesit e tij, Genc dhe Arta, të cilëve mbiemrin nuk ua dinte.

Më në fund pas 21 vitesh kërkimi është bërë i mundur gjetja dhe është realizuar takimi mes përkthyesve shqiptarë dhe ushtarit britanik.

Përkthyesit ishin aktorja e famshme Arta Dobroshi  dhe vëllain e saj Genc Dobroshi.

“Ishte e jashtëzakonshëm sepse nuk jam kthyer këtu që nga viti 1999, 21 vite më parë. Ndërsa jam kthyer përseri pas kaq shumë vitesh dhe e mendova, jam kthyer dhe do t’i gjej. Kam ardhur në janar, dhe kam filluar të pyes, po nuk me kujtohej mbiemri i tre, vetëm, Arta dhe Genc. Ishte vështirë t’i gjeja, pastaj ndodhi pandemia, por me ndihmën e Ardian Ndrecajt, i cili punon në Ambasadën Britanike arritëm të takohemi pothuajse në ditën e 21 vjetorit të çlirimit”, u shpreh ushtrai britanik Broëning.

/abcnews.al

SHKARKO APP