FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ushtria serbe në Durrës, gazetari nga Kosova godet sërish Ramën

Halil Matoshi vijon polemikën në distancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit në takimin e sotëm për Mini-Schengenin në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, gazetari dhe këshilltari i Ramush Haradinaj, i tregon Ramës një fotografi, ku shfaqet trupat serbe teksa kanë hyrë në bregdetin e Durrësit gjatë luftërave Ballkanike.

Sipas Matoshit, nisma për “Mini-Schengenin” është klasike serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Matoshit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama sot në konferencë shtypi e rrejti krejt botën por jo edhe Kosovën, qe ideja e tij âsht vizionare dhe në favor të Kosovës. Pse nuk u ftu Kosova në takimin e Novi Sadit, i nderumë Kryeministër? Po thom i nderumë për hirë të trupit zgjedhor shqiptar!?
Kjo nismë âsht klasike serbe, prandej Kosova nuk âsht ftu në Novi Sad sepse nuk na njeh si shtet. E pse Rama shkoi atëbotë atje pa Kosovën?

Shqiptarë, pyeteni Kryeminisyrin tuej! Pse?

Oj Shqypni ta njefsha t’mirën!
Kshtu ka folë Kosova tân jetën.

Brezat e rinjë shqiptarë duhet me e ditë se ushtria serbe e ka kallë të gjallë krejt Kosovën, Lumen e Krumën e ka depërtu me bajoneta deri në Durrës, përgjatë luftrave ballkanike, 1912-1915.
Le ta shohin këtë fotografi!
Nuk âsht fake po e niméte!
Ushtria serbe në Durrës!!!
Në panoramë shkruen:
Pozdrav sa srpskog primorja – Dra?;

(Përshëndetje nga bregdeti serb – Durrës!).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?