Vajza e Jakup Krasniqit emocionon në ditëlindjen e të atit me një dëshirë të vetme: Kthimin tënd në shtëpi
Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi sërish ka emocionuar me urimin që përcjell në këtë ditëlindje të babait të saj, i cili po përballet në Hagë me akuzat e Prokurorisë Speciale.
Ndërsa shprehet se edhe këtë vit nuk ka munguar torta me qirinjtë e ditëlindjes, Gresa shprehet se në 2024 dëshira e saj e vetme është kthimi i të atit në shtëpi.
Postimi i plotë:
Babi
Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.
Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.
Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë.
Urime ditëlindjen Babi!
Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja.