Vakanca presidenciale në Kosovë, Këlliçi: Vendi të kalojë në zgjedhje, vakumi u krijua me rrëzimin e qeverisë “Kurti”

Përveç arrestimit dhe thirrjes në Hagë të figurave kryesore politike në Kosovë, vendi po përballet edhe me diskutime në lidhje me vakancën e krijuar për postin e Presidentit.

Një çështje e tillë, sipas politologut Klejdi Këlliçi ka si zgjidhje të vetme zgjedhjet, ku do të provohet edhe forca e partive politike.

Këlliçi ka vijuar më tej duke thënë se kjo vakancë nuk është krijuar pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi, por që nga rrëzimi i qeverisë “Kurti”.

Këlliçi: Problemi i brendshëm i Kosovës është se kemi një vakum mbi vakumin, pra nuk kemi një vakum që krijohet tani. Është një vakum që u krijua me rrëzimin e qeverisë Kurti dhe me një lloj koalicioni të arnuar, i cili sot nuk ka as 40 vota, nuk kalon dot ligjet e rëndësishme në Parlament. Ekziston vetëm me idenë se çfarë mund të ndodhë në zgjedhje.

E vetmja mënyrë që ky koalicion të funksionojë nuk është gjetja e gjuhës së përbashkët, por është një situatë ku PDK-ja nsiur nga pozita të dobëta, të mund t’i atashohet këtij koalicioni. Pra jo në logjika e arritjes së një konsensusi, por në logjikën e shpërndarjes së të mirave që vijnë nga pushteti. Sot mendohet më shumë për pozicionin, se kush do ta marrë vendin e Presidentit të Republikës, se sa për atë që po ndodh në Kosovë.

E mira do të ishte që vendi të kalonte në zgjedhje. Ka ndodhur një rrëzim i turpshëm i qeverisë Kurti, ka një koalicion disfunksional dhe këtë e tregon edhe problemi i pandemisë. Ka një situatë kur kryetari i shtetit është i arrestuar, një kryetar partie politike po ashtu. Njerëz të politikës së kosovës që sot e kanë të pamundur të jenë në politikë. Në këto kushte, të bësh edhe një armë tjetër me PDK-në do të ishte po aq dramatike.

Vetmja mënyrë për të dalë nga kriza janë zgjedhjet, aty forcat politike le ta provojnë sa mundësi kanë dhe të formojnë një qeveri që do të ishte shumë herë më shumë legjitime, të kishte Kosova forcën e duhur në rajon.

SHKARKO APP