Veliaj uron Pavarësinë e Kosovës me videon e veçantë: Liria nuk dhurohet, por fitohet
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar simbolikën e kësaj date për lirinë dhe sakrificën.
“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
17 Shkurti nuk është thjesht një datë, është kujtesë se LIRIA nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim. Sot, më shumë se kurrë, Kosova meriton të festojë me kokën lart: për të gjithë ata që luftuan dhe për çdo të ri që rritet me flamur e dinjitet.
E në këtë ditë, nuk mund të mos mendojmë edhe për ata që luftuan në betejë që Kosova të jetë e lirë – drejtuesit e UÇK-së. Ende shpresoj se procesi i tyre do të përfundojë me drejtësi dhe me kthimin e secilit në shtëpi, në respekt të së vërtetës, historisë dhe lirisë së Kosovës.
Gëzuar Kosovë – qofsh gjithmonë e lirë!”, shkruan Veliaj në mesazhin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

