Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, qeveria në detyrë asnjë reagim zyrtar

Qeveria tashmë në detyrë ende s’ka planifikuar të deklarohet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që të hënën në mbrëmje e rrëzoi ekzekutivin dhe e çoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zëdhënësja e Qeverisë në detyrë, Antigona Baxhaku ka thënë për ”Express”, se deri tani nuk kanë vendosur nëse do të deklarohen zyrtarisht pas vendimit të autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës. “Deri tani nuk ka ndonjë vendim”, ka thënë shkurtimisht Baxhaku.

Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

SHKARKO APP