Vendimi i LDK-së për të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, Lushaku jep detaje

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kështu tha shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së sotme.

“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në këtë seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqenëse Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj. Ne kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi sa më parë dhe institucioneve t’iu kthehet funksionaliteti i tyre”, tha ajo.
Ajo e la të hapur mundësinë që konstituimi i Kuvendit të shkojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, pas vonesave për funksionalizimin e legjislativit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjitha këto janë tema që do t’i vendosim. Normalisht se jemi për kushtetutshmëri, por jemi edhe për konstituim të institucioneve”, theksoi Lushaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pyetur se a është diskutuar çështja e presidentit, Lushaku tha se kjo temë nuk ka qenë në agjendën e sotme.
“Çështja e presidentit nuk u diskutua sepse nuk është temë. Temë është seanca dhe konstituimi i Kuvendit. Ne dëshirojmë që sa më parë Kosovës t’i kthehen institucionet dhe të bëhen institucione funksionale”, potencoi Lushaku.

Pikërisht presidenti i ndau deputetët e LDK-së, ku gjashtë prej tyre nuk pranuan marrëveshjen e kësaj partie me LVV-në për emrin e Bekim Sejdiut për president.

“Atmosfera e diskutimit ishte si gjithmonë që është në LDK, përkundër dallimeve që mund t’i kemi për çështje të caktuara. Absolutisht, jemi një grup parlamentar dhe s’ka dilema të tilla”, përfundoi ajo.

/Kosovapress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2547 (65%)
Jo 1372 (35%)

Vota totale: 3919