FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetëvendosja, jo aleancë me serbët për krijimin e qeverisë

Fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, por nuk i kanë 61 mandate për të krijuar qeverinë e re. Bashkëpunimin e vetëm për krijimin e shumicës së nevojshme parlamentare për votimin e Qeverisë dhe realizimin e agjendës politike, Lëvizja Vetëvendosje e planifikon me pakicat jo serbe.

Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu tregon se për ketë deri tani janë pajtuar me komunitetin egjiptian dhe boshnjak. Ky bashkëpunim thotë se nuk do të realizohet mbi parimin e ndarjes së pozitave qeveritare.

Me Listën Serbe kjo parti nuk sheh bashkëpunim, nën arsyetimin se të njëjtit janë të dirigjuar nga Beogradi. Me partitë e tjera shqiptare bashkëpunimi thonë do të jetë Qeveri opozitë për interesa të caktuara të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?